Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta
Me datë 03.07.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjorë në fushën penale me temë “ Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim:
-
- Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
-
- Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me procedurën penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, urdhrin për ekzaminim psikiatrik, paraburgimin, masat e trajtimit të detyrueshëm dhe Vendimet gjyqësore.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 03-07-2026