Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta
Me datë 03.08.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarë ligjor në fushën penale me temë “ Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, urdhrin për ekzaminim psikiatrik, paraburgimin, masat e trajtimit të detyrueshëm dhe Vendimet gjyqësore.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe Zyrtar ligjor nga SKGJK-ja, Gjykatat dhe Prokuroritë nga te gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 03-08-2026