Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta
Me datë 30.09.2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “Mjetet Juridike dhe Procedurat e veçanta”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore, urdhrin për ekzaminim psikiatrik, paraburgimin, masat e trajtimit të detyrueshëm dhe Vendimet gjyqësore.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Postuar më: 30-09-2026