Modulet - Etika Profesionale dhe Përgjegjësia Disiplinore dhe Ngritja e Shkathtësive Sociale dhe Menaxhimi i Stresit
Në datat: 21, 22, 25, 26 maj 2026, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e pesëmbëdhjetë ka realizuar trajnimi teorik katër sesione nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në kuadër të kurrikulës “Shkathtësitë Personale dhe Ndërpersonale”
Trajnues i këtij moduli: z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij moduli u trajtuan temat: • Parimet e Kodit të Etikës profesionale për gjyqtarë, • Parimet e Kodi i Etikës profesionale për gjyqtarë, përgjegjësia, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve • Procedura disiplinore për gjyqtarët.
Ndërsa, Moduli: Ngritja e Shkathtësive Sociale dhe Menaxhimi i Stresit
U realizua më 25, 26 maj 2026, përbërë nga trajnimi teorik me dy sesione nga moduli “ Ngritja e shkathtësive sociale dhe menaxhimi i stresit” në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë Personale dhe Ndërpersonale ”.
Trajnues i këtij moduli: z. Fatmir Qollakaj, trajnues në Akademinë e Drejtësisë
Temat e trajtuara në këtë modul ishin: • Ngritja e shkathtësive sociale; • Menaxhimi i stresit; • Motivimi
Përfitues të trajnimit ishin 18 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës 2026/2027.

Postuar më: 28-05-2026