blog-post

Postuar më: 22-09-2025

Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor

Me datë 22 shtator 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë: “Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike, dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor (KODI MTF01)”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi, Znj. Aishe Qorraj-Berisha, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun, SKGJK , Z. Astrit Hoti, Drejtor i zyrës Ligjore në KGJK.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me parimet dhe normat e sjelljes etike, si dhe pajisja e pjesëmarrësve me njohuri themelore mbi organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf Administrativ nga Gjykatat dhe staf Administrativ nga KGJK.

Shpërndaje :