blog-post

Postuar më: 03-11-2025

Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor

Me datë 03 nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi, Znj. Aishe Qorraj-Berisha, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun, SKGJK , Z. Astrit Hoti, Drejtor i zyrës Ligjore në KGJK.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet dhe normat e sjelljes etike si dhe pajisja e pjesëmarrësve me njohuri themelore mbi organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi i sapoemëruar i administratës të sistemit gjyqësor.

Shpërndaje :