blog-post

Postuar më: 17-06-2025

Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor (KODI MTF01)

Me datë 16 Qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 1 Hyrje në Sistemin gjyqësor, Integriteti dhe sjelljet etike dhe të drejtat e detyrimet e të punësuarit në Administratën e Sistemit Gjyqësor (KODI MTF01)”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Prof. Asoc. Dr. Vilard Bytyqi, znj. Aishe Qorraj-Berishaj si dhe z. Astrit Hoti.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet dhe normat e sjelljes etike si dhe pajisja e pjesëmarrësve me njohuri themelore mbi organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e sistemit gjyqësor në Republikën e Kosovës.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf Administrativ nga Gjykatat.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :