
Moduli 2 Administrimi i punëve në zyrë/njohuri për detyrat specifike të punës dhe njohuri të përgjithshme mbi platformat elektronike të sistemit gjyqësor
Me datë 01 Korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë Moduli 2 – ”Administrimi i punëve në zyrë/njohuri për detyrat specifike të punës dhe njohuri të përgjithshme mbi platformat elektronike të sistemit gjyqësor”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Dule Gjocaj, u.d. Drejtoreshë e Njësisë për Inspektim Gjyqësor, z. Ardian Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Aplikacione SKGJK, znj.Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për administrimin e databazës Qendrore të Evidencës Penale, z. Vehbi Behluli, Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa, znj. Valentina Sopjani, Udhëheqëse e Zyrës për Përkthime.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me njohuritë bazike dhe fushë-veprimtarinë e Sistemit Gjyqësor, njohuritë për vendin e punës, të drejtat dhe detyrimet, etiken personale dhe profesionale, administrimin e punëve në zyrë, zhvillimin e aftësive për planifikime taktike dhe operacionale, aftësi komunikimi dhe menaxhim të kohës, si dhe njohuritë mbi sistemet elektronike/platformat që përdorën në kuadër të sistemit gjyqësor.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf Administrativ nga Gjykatat.
Postuar më: 01-07-2025