
Moduli 2 Administrimi i punëve në zyrë/njohuri për detyrat specifike të punës dhe njohuri të përgjithshme mbi platformat elektronike të sistemit gjyqësor
Me datë 07 tetor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar Trajnimin Fillestar për të sapoemëruarit e administratës të sistemit gjyqësor, konkretisht temat që dalin nga Moduli 2 “Administrimi i punëve në zyrë/njohuri për detyrat specifike të punës dhe njohuri të përgjithshme mbi platformat elektronike të sistemit gjyqësor”.
Në Në fillim të trajnimit të pranishëm ishin: z. Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe z. Fidan Hoxha, Kryetar i komisionit për trajnime.
Ndërsa, z. Enver Fejzullahu, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, i uroi mirëseardhje, i falënderoi për bashkëpunimin që AD ka me KGJK në zbatimin e Programeve Trajnuese. Krahas kësaj Drejtori i AD-së z. Fejzullahu njoftoi Kryesuesin për të gjitha aktivitet trajnuese që aktualisht janë duke u zhvilluar në Akademinë e Drejtësisë me theks të veçantë për Trajnimin Fillestar për të sapoemëruarit e administratës të sistemit gjyqësor.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Dule Gjocaj, Drejtor i Njësisë për Inspektim Gjyqësor KGJK, znj.Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për administrimin e databazës Qendrore të Evidencës Penale, z. Ardian Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Aplikacione SKGJK, z. Vehbi Behluli, Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa, znj. Valentina Sopjani, Udhëheqëse e Zyrës për Përkthime.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me njohuritë bazike dhe fushë veprimtarinë e Sistemit Gjyqësor, njohuritë për vendin e punës, të drejtat dhe detyrimet, etiken personale dhe profesionale, administrimin e punëve në zyrë, zhvillimin e aftësive për planifikime taktike dhe operacionale, aftësi komunikimi dhe menaxhim të kohës, si dhe njohuritë mbi sistemet elektronike/platformat që përdorën në kuadër të sistemit gjyqësor.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: stafi i sapoemëruar i administratës të sistemit gjyqësor.
Postuar më: 07-10-2025