blog-post

Postuar më: 11-06-2025

Moduli 3 Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave

Me datë 11 qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 3 Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave“ .

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Enver Beha, Administrator i Sigurisë së TIK, Ardian Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Aplikacione Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për administrimin e databazës Qendrore të Evidencës Penale.

Qëllimi i këtij trajnimi është të rrisë vetëdijen dhe aftësitë e stafit administrativ dhe teknik të gjykatave për të parandaluar, identifikuar dhe reaguar ndaj kërcënimeve të ndryshme kibernetike.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf Administrativ nga Gjykatat.

  • gallery

Shpërndaje :