blog-post

Postuar më: 02-07-2025

Moduli 3 - Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave

Me datë 02 Korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë Moduli 3 – “Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave“ .

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Enver Beha, Administrator i Sigurisë së TIK, z. Ardian Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Aplikacione dhe znj. Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për administrimin e databazës Qendrore të Evidencës Penale.

Qëllimi i këtij trajnimi është të rrisë vetëdijen dhe aftësitë e stafit administrativ dhe teknik të gjykatave për të parandaluar, identifikuar dhe reaguar ndaj kërcënimeve të ndryshme kibernetike. Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf Administrativ nga Gjykatat.

  • gallery

Shpërndaje :