
Moduli 3: Trajnimi fillestar :Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave
Me datë 01 tetor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Moduli 3: Trajnimi fillestar Siguria kibernetike, komunikimi zyrtar elektronik dhe cilësia e të dhënave”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Enver Beha, Administrator i Sigurisë së TIK.
Ardian Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Aplikacione, Valentina Shabani, Udhëheqëse e Divizionit për administrimin e databazës Qendrore të Evidencës Penale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me njohuritë bazike dhe fushë veprimtarinë e Sistemit Gjyqësor, njohuritë për vendin e punës, të drejtat dhe detyrimet, etiken personale dhe profesionale, administrimin e punëve në zyrë, zhvillimin e aftësive për planifikime taktike dhe operacionale, aftësi komunikimi dhe menaxhim të kohës, si dhe njohuritë mbi sistemet elektronike/platformat që përdorën në kuadër të sistemit gjyqësor.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi i sapoemëruar i administratës të sistemit gjyqësor.
Postuar më: 08-10-2025