blog-post

Postuar më: 20-03-2025

Moduli: Administrata dhe përgjegjësit e gjyqësorit

Me 18-28 shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ Administrata dhe përgjegjësitë e gjyqësorit ” në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Fatmir Rexhepi, Drejtor i departamentit të TI-se në KGJK, z. Besnik Ramosaj, Drejtor i departamentit të statistikave në KGJK, z. Fidan Sejdiu, analist i lartë TI-se për sisteme në KGJK.

Nga ky modul janë trajtuar: Pjesëmarrje në një seancë ku përdoren sistemet audio dhe video, vizitë në shkrimore, si pranohen dhe regjistrohen lëndët në SMIL dhe SQEP, në kuadër të këtij moduli gjyqtarët dy sesione kanë realizuar ne ambientet e gjykatës duke i vëzhguar nga afër punët e administratës.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :