Moduli: Administrata dhe përgjegjësit e gjyqësorit
Më 09-14 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në katër sesione nga moduli “ Administrata dhe përgjegjësitë e gjyqësorit ” në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve:
-
- Fatmir Rexhepi, Drejtor i departamentit të TI-se në KGJK,
-
- Besnik Ramosaj, Drejtor i departamentit të statistikave në KGJK,
-
- Fidan Sejdiu, analist i lartë TI-se për sisteme në KGJK
Nga ky modul janë trajtuar: Pjesëmarrje në një seancë ku përdoren sistemet audio dhe video, vizitë në shkrimore, si pranohen dhe regjistrohen lëndët në SMIL dhe SQEP, në kuadër të këtij moduli gjyqtarët dy sesione kanë realizuar ne ambientet e gjykatës duke i vëzhguar nga afër punët e administratës.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar 2025/2026.

Postuar më: 14-09-2026