Moduli: Aktakuza procedura e shqyrtimit, sesioni i shtatë: Aktakuza me propozim për paraburgim
Më 07 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Aktakuza procedura e shqyrtimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Caktimi, vazhdimi dhe ndërprerja e paraburgimit në aktakuzë, përmbajtja e propozimit për paraburgim dhe përmbajtja e propozimit për paraburgim i paraqitur në aktakuzë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 07-03-2024