blog-post

Postuar më: 11-09-2026

Moduli: Aktgjykimi dhe llojet e tij

Më 07, 10, 11 shtator 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar, gjenerata e pesëmbëdhjetë, është realizuar trajnimi teorik në tre sesione nga moduli “ Aktgjykimi dhe llojet e tij ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.

Nga ky modul janë trajtuar: Vendimet gjyqësore në procedurën penale, aktvendimi dënues, aktgjykimi lirues dhe refuzues.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar 2026/2027.

Shpërndaje :