blog-post

Postuar më: 11-09-2026

Moduli: Arsyetimi i Vendimeve Gjyqësore në Lëmine Civile

Më 08-11 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në katër sesione nga moduli “ Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëminë civile ” në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë Personale dhe Ndërdisiplinare ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Albert Zogaj, Gjyqtar në Gjykatën Supreme

Nga ky modul janë trajtuar: Procesi dhe parimet e të shkruarit mirë ( arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmin civile),shkrimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore në fushën civile përmes metodës IRAC, interpretimi dhe arsyetimi ligjor dhe struktura dhe përmbajtja e arsyetimit të aktgjykimit.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapoemëruar 2025/2026.

Shpërndaje :