
Moduli: Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale
Me 15, 16, 17, 18 korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale” në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë personale dhe ndëdisiplinare”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Shkrimi ligjor, parimet e shkrimit ligjor, shkrimi ligjor dhe metodologjia e përdorimit të formulës IRAC, arsyetimi ligjor dhe metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal. Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 18-07-2025