Moduli: Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine penale
Me 03-11 shtator 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së pesëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në katër sesione nga moduli: “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëminë penale” në kuadër të kurikulës: “ Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinare”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Shkrimi ligjor, parimet e shkrimit ligjor, shkrimi ligjor dhe metodologjia e përdorimit të formulës IRAC, arsyetimi ligjor dhe metodologjia e hartimit të aktgjykimit penal.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar, 2026/2027.

Postuar më: 11-09-2026