
Moduli: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në lëmin penale
Me 21, 22, 28 korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik gjashtë sesione nga moduli “ Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar lemia penale ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnueses znj. Ilirjana Qollaku - Tafa, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Nga ky modul janë trajtuar: Përkufizimi dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në qeshtje penale, ekstradimi dhe bashkëpunimi i Kosovës me organizatat ndërkombëtare në lëmin penale.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.
Postuar më: 28-07-2025