blog-post

Postuar më: 17-09-2024

Moduli: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine penale, sesioni i parë: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës

Më 17 shtator 2024, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në lëmine penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Gazmend Çitaku, Drejtor në MD, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: marrja dhe transferimi i kompetencave nga UNMIK-u në Divizionin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (DBJN), Ministrinë e Drejtësisë, autoriteti Qendror për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare në Kosovë, legjislacioni dhe marrëveshja dypalëshe, ekstradimi-koncepti dhe konsiderata e përgjithshme, çka është urdhër arresti Evropian?, njohja e vendimeve penale të huaja dhe format tjera të bashkëpunimit jurdik ndërkombëtar.

Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjake gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :