blog-post

Postuar më: 20-03-2025

Moduli: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në qështje civile

Me 27-28 shkurt 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 2 sesione nga moduli “ Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në qështje civile ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga ky modul janë trajtuar: Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në qështje civile dhe juridiksioni në bazë të ligjit të procedurës kontestimore.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :