blog-post

Postuar më: 13-05-2025

Moduli: Bashkëpunimi juridik në lëmin penale

Më 02, 05 maj 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë) është realizuar trajnimi teorik dy sesione nga moduli “ Bashkëpunimi juridik në lëmin penale ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar Dhe Ndërkombëtar ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Gazmend Qitaku, Drejtor në MD, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

Temat që u trajtuan në këtë modul janë: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës, rëndësia e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :