blog-post

Postuar më: 30-07-2026

Moduli: Bashkëpunimi juridik në lëmin penale

Më 28, 29 korrik 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e pesëmbëdhjetë ka realizuar trajnim teorik dy sesione nga moduli “ Bashkëpunimi juridik në lëmin penale ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar Dhe Ndërkombëtar ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Gazmend Qitaku, Drejtor në MD, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

Temat që po trajtohen në këtë modul janë: Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës dhe rëndësia e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar, 2026/2027.

Shpërndaje :