blog-post

Postuar më: 20-06-2025

Moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit

Më 17 dhe 18 qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Dëshmitarët dhe të dëmtuarit ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Valon Kurtaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore.

Nga ky modul janë trajtuar: Të dëmtuarit në kuptimin e përgjithshëm dhe të kuptuarit e dëshmitarit në përgjithësi, të kuptuarit e dëshmitarit bashkëpunues.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :