blog-post

Postuar më: 08-01-2026

Moduli: Dëshmitarët dhe të Dëmtuarit

Më 30 dhjetor 2025-08 janar 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Dëshmitarët dhe të dëmtuarit ” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Valon Kurtaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Të dëmtuarit në kuptimin e përgjithshëm dhe të kuptuarit e dëshmitarit në përgjithësi, të kuptuarit e dëshmitarit bashkëpunues. Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar, 2025/2026.

Shpërndaje :