Moduli –“Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale ” sesioni i tretë- Dëshmitarit bashkëpunues
Më 19 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Dëshmitarët dhe të dëmtuarit në procedurën penale” me trajnues z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni të tretë janë duke u trajtuar: procedura e shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, evokimi i shpalljes së dëshmitarit bashkëpunues, mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, urdhri për masat mbrojtëse, urdhri për masat mbrojtëse (procedura) dhe urdhri për anonimitet prej të pandehurit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 19-06-2024