
Moduli: Dhuna në familje lëmia civile
Me 11, 15, 21 korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Dhuna në familje lëmia civile ” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellija, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.
Nga ky modul janë trajtuar: Dhuna në familje në aspektin civil, parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ne familje, dhuna ndaj grave dhe në baza gjinore dhe masat mbrojtëse marrë për bazë dhunën në familje.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme), të mbështetur edhe nga trajnuesja znj. Shenaj Berisha, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 21-07-2025