
Moduli: Dhuna në familje lëmia penale
Me 28-30 maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Dhuna në familje-lëmia penale ” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnueses znj. Shenaj Berisha, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Nga ky modul janë trajtuar: Dhuna në familje dhe ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme), të mbështetur edhe nga trajnuesi z. Fahret Vellija, gjyqtar në Gjykatën Themelore Prizren.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 28-05-2025