blog-post

Postuar më: 12-06-2024

Moduli: Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale, sesionin e parë- Parimet në procedurën penale

Më 12 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parimet dhe kompetencat e gjyqtarit në procedurën penale dhe mënyrat dhe kushtet e kontrollit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :