blog-post

Postuar më: 30-04-2025

Moduli – Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial

Më 28, 29 prill 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë) është realizuar trajnimi teorik dy sesione nga moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Faton Bajrami, gjyqtar në gjykatën komerciale-shkalla e dytë.

Në kuadër të këtij moduli po trajtohen: Funksioni i gjykatës kushtetuese dhe efektet e gjykatës kushtetuese.

Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :