Moduli – Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial
Më 17, 18 nëntor 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik dy sesione nga moduli “ Drejtësia kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtar ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Faton Bajrami, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij moduli po trajtohen: Funksioni i gjykatës kushtetuese dhe efektet e gjykatës kushtetuese.
Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 20 gjyqtarë të sapo emëruar 2025/2026.

Postuar më: 18-11-2025