blog-post

Postuar më: 13-09-2024

Moduli – Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, sesioni I: Funksioni i Gjykatës Kushtetuese

Më 13 shtator 2024, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Bajrami, gjyqtar në Gjykatën Komerciale-Dhomat e shkallës së dytë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Gjykata e rregullt si palë e autorizuar për të ngritur qeshtje në Gjykatën Kushtetuese, neni 4- forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit, neni 31- e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit serbë dhe një i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :