Moduli – Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial, sesioni II: Efektet e Gjykatës Kushtetuese
Më 16 shtator 2024, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Bajrami, gjyqtar në Gjykatën Komerciale-Dhomat e shkallës së dytë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Neni 102- parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor, neni 103 - organizimi dhe jurisdiksioni i gjykateve, neni 104 – emërimi dhe shkarkimi i gjyqtarëve.
Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjake gjenerata XII 2024/2025.
Postuar më: 16-09-2024