Moduli –E drejta administrative– sesioni i dytë: Akti administrativ dhe mjetet juridike
Më 14 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnuesit znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: akti administrativ, revokimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ, akti administrativ me LPPA është parashikuar me (nenin 44) ku përcaktohet akti dhe akti administrativ i miratuar në heshtje është parashikuar me (nenin 100).
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 14-03-2024