blog-post

Postuar më: 18-03-2024

Moduli –E drejta administrative– sesioni i katërt: Procedura paraprake dhe shqyrtimi kryesorë në konfliktin administrativ

Më 18 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnuesit znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: përgatitja për shqyrtimin kryesor, shqyrtimi paraprak i padisë, shqyrtimi i kompetencës, rivendosja e afatit, rregullat për shqyrtimin dhe kontrollin gjyqësor dhe procedimi i padisë me objekt shfuqizimin e aktit nënligjor normativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :