blog-post

Postuar më: 13-03-2024

Moduli –E drejta administrative– sesioni i parë: Fillimi i procedimit administrativ deri në nxjerrjen e aktit administrativ

Më 13 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnuesit znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: subjektet e Procedurës, përfaqësuesi i caktuar sipas detyrës zyrtare, bashkimi i çështjeve administrative në një procedurë të vetme dhe shqyrtimi administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

  • gallery

Shpërndaje :