Moduli –E drejta administrative– sesioni i pestë: Aktgjykimi dhe mjetet juridike në konfliktin administrativ
Më 19 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnuesit znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: dispozitivi i vendimit për aprovimin e padisë, mjetet juridike gjyqësore, mjetet e jashtëzakonshme juridike, mjetet e jashtëzakonshme, sigurimi i kërkesë padisë në konfliktin administrativ dhe shpenzimet e procedurës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.
Postuar më: 19-03-2024