blog-post

Postuar më: 15-03-2024

Moduli –E drejta administrative– sesioni i tretë: Inicimi i konfliktit administrativ

Më 15 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnuesit znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura në konfliktin administrativ, llojet e padive, shterimi i mjeteve juridike administrative të rregullta, afati për paraqitjen i padive ndaj veprimit administrativ, objekti dhe kushtet procedurale për ngritjen e padive tjera dhe dispozita të përgjithshme për procedurën gjyqësore mjetet elektronike. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar 2024/2025.

Shpërndaje :