
Moduli: E Drejta e BE-së
Me datë 2-26 maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 5 sesione nga moduli “ E drejta e BE-së ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar Dhe Ndërkombëtar”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës, znj. Donikë Qerimi, Profesoresh në Universitetin e Prishtinës.
Nga ky modul janë trajtuar: Rendi Ligjor i Bashkimit Evropian. Instrumentet, karakteristikat dhe parimet themelore të së drejtës së BE-së, organizimi Gjyqësor i Bashkimit Evropian. Gjykata e Drejtësisë së BE-së dhe Roli i Gjykatave Kombëtare, bashkëpunimi ndërmjet Gjykatave Kombëtare dhe Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Referenca për një vendim paraprak, mbrojtja e të drejtave themelore në Evropë, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe komerciale në bashkimin evropian.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 26-05-2025