blog-post

Postuar më: 20-09-2024

Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i dytë: Organizimi Gjyqësor i Bashkimit Evropian. Gjykata e Drejtësisë së BE-së dhe Roli i Gjykatave Kombëtare

Më 20 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Karakteristikat e gjykimeve, llojet e procedurave, parimet themelore të së drejtës së UE-së të krijuara nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane dhe është diskutuar një rast real i Gjykatës Evropiane rasti “Pupino”.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit serbë dhe një i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :