blog-post

Postuar më: 24-09-2024

Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i katërt: Mbrojtja e të drejtave themelore në Evropë

Më 24 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: karta e të drejtave themelore të unionit Evropian, përmbajtja dhe historiku i kartës së Unionit Evropian, analiza e rasteve para implementimit të kartës, e drejta e UE për azilin dhe Parimet themelore te se drejtës evropiane ne fushën e mbrojtjes se te dhënave.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjakë gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :