Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i parë: Rendi Ligjor i Bashkimit Evropian. Instrumentet, karakteristikat dhe parimet themelore të së drejtës së BE-së
Më 19 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: E drejta e BE-së, Gjykata Evropiane e Drejtësisë organizmi dhe funksioni i saj, bazat juridike të Gjykatës evropiane dhe kompetencat e kësaj Gjykate. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit serbë dhe një i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.
Postuar më: 19-09-2024