blog-post

Postuar më: 12-03-2024

Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i parë- Roli dhe kompetencat e institucioneve të Bashkimit Evropian

Më 12 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar sesionin e parë trajnues nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit z. Emrush Ujkani, Ekspert në të drejtën e BE-së. Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: Kompetencat e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Këshilli i BE-së, Gjykata e Drejtësisë e BE-së Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :