Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i pestë: Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe komerciale në bashkimin evropian
Më 25 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit znj. Donikë Qerimi, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: qarkullimi i lirë i vendimeve gjyqësore në çështje civile dhe komerciale, e drejta e zbatueshme (kompetente) në çështje civile dhe tregtare, qarkullimi i lirë i vendimeve gjyqësore në çështje familjare, aspektet procedurale të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet civile, zgjidhjet jashtë gjykatës: metodat alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile dhe tregtare në bashkim evropian, rregullorja e ibs (Juridiksioni I gjykatave) dhe Procedurat Evropiane në çështjet civile dhe tregtare.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.
Postuar më: 25-09-2024