blog-post

Postuar më: 23-09-2024

Moduli: E drejta e BE-së, sesioni i tretë: Bashkëpunimi ndërmjet Gjykatave Kombëtare dhe Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Referenca për një vendim paraprak

Më 23 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “E drejta e BE-së”, në mbështetje të trajnuesit znj. Donikë Qerimi, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: qëllimi i procedurës për vendimin paraprak, objekti i procedurës për veprimin paraprak dhe fushëveprimi, gjykatat dhe tribunalet kombëtare në këtë procedurë, rëndësia dhe vlerësimi i gjyqtarit për të bërë kërkesë për vendim paraprak dhe procedura e përshpejtuar dhe ajo urgjente.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :