
Moduli: E drejta e detyrimeve
Me 13-19 dhjetor 2024 – 03-21 janar 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 9 sesione nga moduli “ E drejta e detyrimeve ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Fahret Vellija, gjyqtar në Gjykatën Themelore Prizren.
Nga ky modul janë trajtuar: Nocioni, karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve, kontratat e detyrimeve, shuarja e kontratave, shkaktimi i dëmit si burim i detyrimeve, parashkrimi, mjetet reale dhe personale për sigurimin ekzekutimit të kërkesave, kontratat për dhuratën dhe mbajtjen e përhershme dhe kontrata me fajde, dëmtimi përtej mase kamata.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 23-01-2025