blog-post

Postuar më: 18-03-2024

Moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i dytë: Kontrata e ndërtimit

Më 18 mars 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fusha e zbatimit të kontratës, parimet e të drejtës kontraktore, kushtet për lidhjen e kontratave, kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës dhe forma e kontratës. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :