Moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i gjashtë: Pasurimi i pa bazë, gjerimi i punëve të huaja pa porosi dhe shprehja e njëanshme e vullnetit
Më 22 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: aktgjykimi lidhur me padinë e pasurimit të pabazë, kryerja e punëve të huaja pa porosi (negotiorum gestio), shprehja e njëanshme e vullnetit si burim i detyrimeve dhe premtimi publik i shpërblimit
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 22-03-2024