blog-post

Postuar më: 20-03-2024

Moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i katërt: Shkaktimi i dëmit si burim i detyrimeve

Më 20 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: përgjegjësia delikatore civile, shkaqet e dëmit material, përgjegjësia delikatore dhe përgjegjësia kontraktore, ndryshimi i rrethanave dhe përjashtimi i përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :